Sali Berisha
Kreu i PD, Sali Berisha denoncoi sot se tyneli i Llogarasë u ndërtua pa leje, dokumenti u firmos vetëm në maj të vitit 2025.
“Edi Rama, jo vetëm ka firmosur, por ka shtuar fondin me 150 milionë lekë për studimin e fizibilitetit të tunelit të Llogarasë.
Shtesë që e ka marrë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
Pas kthimit nga Turqia dhe pasi anulimit të tenderit, shpallën tenderin përsëri me datën 24 qershor 2021.
Me 3 qershor ishin në Ankara.
Fundi i dorëzimit të dokumenteve ishte data 28.7.2021.
Leja e zhvillimit është firmosur pa u firmosur fituesi i tenderit, 14 ditë përpara.
Gjithçka e paracaktuar.
Gjithçka e rakorduar.
Leja e zhvillimit është firmosur që me datën 13.7.2021.
Leja e ndërtimit, kjoështë famozja Adelajda Roka, është firmosur me 28.5.2025.
Shikoni një kryeministër që shkon në Theth dhe i prish shtëpinë e ndërtuar në tokën e tij tjetrit, pse e ke ndërtuar pa leje, ndërkohë ndërton objektin 220 milionë euro pa leje dhe firmos lejen e ndërtimit me 28.5.2025.
A mund ta imagjinoni ju?
Ky është narkoshtet ku ligjet dhe Kushtetuta nuk kanë asnjë vlerë.
Tani më thoni ju mua, lejen e ndërtimit e ka Lubia apo e ka Edi Rama?
Kush i ka lejet e ndërtimit.
Nuk jam këtu për t’i bërë asnjë lloj avokatie, se ju e dini qëndrimin tim ndaj saj, por ajo është një Rahmetlie tani.
Hajduti i vërtetë i kësaj afere, i aeroportit të Vlorës dhe të tjera që do shohim, është Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama”, deklaroi Berisha sot në një konferencë shtypi në Tiranë. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












