Bardhi publikon pjesë nga dosja e Belinda Ballukut në SPAK: “Arta me tha se e kishte bisedu para takimit me ty”

Shares

Belinda Balluku dhe Evis Berberi

Gazment Bardhi publikon pjesë nga dosja e Belinda Ballukut në SPAK, pjesë nga përgjimet e bisedave të Ballukut me ish-drejtorin e ARRSH-së.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sot një pjesë nga dosja e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim në SPAK në lidhje me aferën e tunelit të Llogarasë.

Në dokumentet e publikuara, që sipas Bardhit janë pjesë e dosjes zyrtare të SPAK, pasqyrohen mesazhet e shkëmbyera mes Ballukut dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, ku diskutohet për ndryshimin e kritereve të tenderit të tunelit të Llogarasë, me kërkesë të një personi të identifikuar si “Pëllumbi”.

Sipas VKM-së përkatëse, kompania që merr pjesë në tender duhet të ketë eksperiencë në tre vitet e fundit, por, siç del nga komunikimet, kriteri është ndryshuar në “3 nga 5 vitet e fundit” me kërkesë të “Pëllumbit”.

Berberi i shkruan Ballukut se ndryshimi është bërë pas diskutimeve me “Pëllumbin” dhe “Artën”, ndërsa kjo e fundit ka pohuar se çështja ishte biseduar më parë edhe me vetë ministren.

Bardhi thekson se hetimi nuk mund të quhet i plotë pa rikthyer paratë e korrupsionit në buxhetin e shtetit. Ai akuzon qeverinë Rama se ka ndërtuar një sistem ku “pushteti ndahet përmes tenderave dhe klientelës politike”.

PJESË NGA DOSJA E SPAK/

“Në datën 26.01.2021, në orën 12:25, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:

‘Një pyetje’.

Në orën 12:25, Evis Berberi: ‘Po’.

Në orën 12:26, Belinda Balluku: ‘Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve të ngjashme nga 5 vite në 3???’.

Në orën 12:26, Evis Berberi: ‘Kërkoi Pëllumbi të jetë 3 nga 5 vitet e fundit’.

Në orën 12:27, Belinda Balluku: ‘Po ç’ne? Kush e bëri kërkesën e KPP?’.

Në orën 12:27–12:31, Evis Berberi:

‘Në KPP çfarë kërkese është bërë patëm në datë 31 dhjetor me Arten dhe Pëllumbin. Ai kërkoi që të jetë 3 nga 5 vitet e fundit. Sipas VKM eksperienca duhet kërkuar 3 vitet e fundit. Ndërkohë që ai se kishte dhe e lamë 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta më tha që e kishte diskutuar përpara takimit me Pëllumbin këtë gjë me ty’.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...