Alqi Bllako lë qelinë pas dënimit për inceneratorin e Tiranës

Shares

Alqi Bllako

Ish deputeti Alqi Bllako është liruar sot nga qelia pasi përfundoi afatet e burgimit lëshuar nga tri dënimet që ai ka marrë për secilin nga inceneratorët në hetim.

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, duke e dënuar me 4 vite burg dhe 5 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Pas një seance maratonë që nisi në orën 09:30 të mëngjesit dhe zgjati rreth 9 orë, trupa gjykuese e kryesuar nga Rudina Palloj e shpalli Bllakon fajtor për korrupsion pasiv, duke vërtetuar përfitime prej 119 mijë eurosh dhe 7 milionë lekësh.

Në bazë të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me 1/3, duke u reduktuar në 2 vite e 8 muaj burgim.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar një dënim një vit më të lartë se ai që u vendos nga gjykata.

Sipas mbrojtjes, Bllako pritet të lirohet nga qelia, pasi gjykata vendosi shuarjen e masës së arrestit, nëse ndaj tij nuk ka masa të tjera sigurie për vepra penale të ndryshme.

Gjatë procesit gjyqësor, prokurori Dritan Prençi pranoi se Gjykata e Durrësit e kishte liruar me kusht Bllakon për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ndërsa mbrojtja deklaroi se masa ndaj tij ishte shuar edhe për inceneratorin e Fierit, pas rikualifikimit të veprës penale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...