Presidenca kërkon nga Kushtetuesja të mos tejkalojë kompetencat, për çfarë bëhet fjalë

Shares

Gjyqtare të Kushtetueses sot në seancë

Presidenca kërkoi sot nga Gjykata Kushtetuese që të mos shqyrtonte dekreton e saj për zgjedhje pasi nuk e kishte këtë kompetencë.

Gjykata Kushtetuese, me vendim unanim, ka rrëzuar kërkesën e Presidencës që të mos përfshihej si palë në çështjen e ankimit të paraqitur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Presidenca kishte argumentuar se dekreti presidencial për caktimin e datës së zgjedhjeve nuk mund të jetë objekt shqyrtimi nga Kushtetuesja.

Megjithatë, trupa gjykuese vendosi që ky dekret të trajtohet në themel të çështjes, duke u shqyrtuar dhe vlerësuar në përfundim të procesit, njësoj si çdo element tjetër i padisë.

“Çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të Presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes. Kërkesa juaj nuk u pranua në këtë fazë të shqyrtimit, por do të trajtohet si pjesë e themelit të çështjes,” deklaroi gjyqtarja Holta Zaçaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...