U finalizua megaoperacioni “Muzeu i errët”, në Kamzë, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit Aurel Halilaj, 20 vjeç dhe I. Gj, 30 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Jetmit Halilaj, 42 vjeç, të tre banues në Kamzë.
Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, trafikonin në Shqipëri, objekte me vlera historike dhe kulturore, të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës. Objektet, të cilat siguroheshin kryesisht nga shtetasi i arrestuar I. Gj., trafikoheshin me qëllim shitjen në vendin tonë, në kundërshtim me ligjin.
“Nga kontrolli në banesën e shtetasve A. H. dhe J. H. (babë e bir), në Kamzë, u gjetën:
-31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme;
-3 skulptura në formë dhëmbi elefanti;
-6 piktura të autorëve të huaj;
-411 albume me pulla poste të shteteve të ndryshme të botës;
-një procesverbal origjinal francez, i vitit 1925;
-objekte të tjera me vlera artistike dhe historike (një shpatë metalike, një skulpturë shqiponje, një vazo qelqi dhe një valixhe druri me punime dekorative).
Punohet për kapjen e shtetasit Jetmir Halilaj, si dhe vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale”, njoftoi policia e Tiranës.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












