Grupi parlamentar i PD
Shizma e madhe mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt nisi për foton me Kamala Harris! Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në takimin me deputetët e PD.
“Ky shkoi në SHBA dhe bëri foto me Kamala Harris. Po, publiku duhet ta dijë këtë.
Rama shkoi dhe nuk bëri dot fotografi.
Kjo është e vërteta.
Shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Pse e tek, këtë nuk e di. Por aty filloi shizma e madhe.
Për të vjedhur, asnjë nga vjedhjet që ka bërë me Ramën, nuk iu faturua Erion Veliajt.
Erion Veliaj i di Ramës të gjithë vjedhjen që bën Edi Rama në urbanistikë.
Hoteli 20 katësh, gjer tani 70 milionë euro, i Redi Mollës, është hoteli i familjes Rama.
Redi Molla është djali i vajzës së tezes të Linda Ramës.
Prandaj Redi Molla del nga burgu. E nxjerrin.
Këtë nuk e lanë të shkonte në mbledhjen e këshillit ku e shkarkojnë.
Kurse Redi Mollën me hotel 20-katësh e nxjerrin, e çojnë në shtëpi, sepse është djali i teta Ollgës.
Po, që në fakt aksionet janë të përbashkëta. E thanë që në fillim që janë të Olsit, nuk janë të Olsit, qenkan direkt të atyre”, tha Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












