Bordi i ERE
Dyfishohet çmimi i karikimit për makinat elektrike përmes një vendimi te ERE që agreson mjedisin. Ministria përgjegjëse duhet të ndalojë këtë vendim ndërsa ERE nuk mund të marrë vendime të tilla me këtë impakt pa kaluar në konsultime me grupet e interesit.
Sot në Shqipëri janë importuar rreth 5000 makina elektrike por ERE ka vendosur të kufizojë interesin për to përmes një vendimi që favorizon tregun e pistë të karburanteve të pakontrolluara të Shqipërisë.
Vendimi është marrë më 15 tetor, ndërsa Enti Rregullator i Energjisë nuk e ka diskutuar me aktorë të mjedisit.
Ndotja në Tiranë u shkurton jetën qytetarëve dhe karburanti mbetet më i shtrenjti në rajon. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













