Një sherr mes disa të miturve ka përfunduar me pesë persona të plagosur mbrëmjen e sotme në zonën e Pedonales në Bathore.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, dhe dyshohet se konfliktit i ka paraprirë një debat për motive të dobëta, pasi njëri prej të rinjve i është drejtuar tjetrit me fjalët “Pse më sheh ashtu?”.
Gjatë përplasjes, pesë persona kanë marrë dëmtime të lehta, dyshohet të shkaktuara me mjet të mprehtë (thikë). Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa të mitur. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












