Reagon Presidenti Begaj, si do të veprojë me zgjedhjet në Tiranë

Shares

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke u deklaruar rreth tij. Ai tha se do të pezullojë zgjedhjet në Tiranë.

Vendimi erdhi pas ankesës së Erion Veliaj në Kushtetuese për dekretin e Begaj. Veliaj ka ankimuar gjithashtu edhe shkarkimin e tij nga detyra që u mor nga Këshilli i Ministrave.

Më 31 tetor, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra.

Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025”, thuhet në reagimin e Presidencës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...