PS shpall kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, surprizë deputetja Brunilda Mersini në garë për Vlorën.
Vendin e Mersinit në Kuvend e zë sërsih një grua. Pas saj në listë qëndron Klevis Kaso me 5 mijë e 288 vota preferenciale në total, mirëpo për shkak të kuotave gjinore mandati kalon tek Briseida Çakërri, e cila ka fituar 2 mijë e 998 vota preferenciale.
Partia Socialiste ka vendosur sot, të martën më 7 tetor, listën e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, të cilat do të zhvillohen në gjashtë bashki të vendit. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së, e cila zgjati rreth 30 minuta dhe u mbajt në selinë qendrore të PS.
Në përfundim të mbledhjes, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, doli në një deklaratë për mediat, ku prezantoi emrat e kandidatëve të miratuar. “Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju kandidatët për të cilët u vendos në këtë mbledhje,” u shpreh Kumbaro, e shoqëruar nga disa zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste.
Sipas njoftimit zyrtar, shumica e kandidatëve janë drejtues të komanduar aktualisht në detyrë ose persona me eksperiencë të gjatë në administratë publike dhe qeverisje vendore. Megjithatë, një nga emrat që ka tërhequr më shumë vëmendje është ai i deputetes së PS-së në qarkun e Vlorës, Brunilda Mersini, e cila lë mandatin e deputetes dhe garon për të drejtuar Bashkinë e Vlorës.
Kandidatët e PS-së për gjashtë bashkitë janë si më poshtë:
Tiranë – Ogerta Manastirliu, ish-ministre e Arsimit dhe Shëndetësisë, e propozuar nga kryeministri Edi Rama gjatë ristrukturimit të fundit të kabinetit.
Vlorë – Brunilda Mersini, deputete aktuale e PS-së në këtë qark.
Berat – Ervin Ceca, aktualisht në detyrë dhe me një përvojë 6-vjeçare si kryetar i Këshillit Bashkiak.
Mat – Altin Bojni, ekonomist dhe drejtues i Shëndetit Publik, njëkohësisht kryetar i Këshillit Bashkiak.
Tepelenë – Gramoz Sako, me një karrierë të gjatë në fushën ushtarake.
Cërrik – Florenc Doka, aktualisht kryetar i komanduar i bashkisë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












