Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet për në banesën e fubdit me ceremoni në Pallatin e Kongreseve.
Gjyqtari 60 vjeçar i Apelot në Tiranë u qëllua për vdekje dje në sallën e gjyqit pasi deklaroi vendimin. Varrimi do të bëhet në Shkodër ndërsa familja pret ngushëllime në Tiranë dhe Shkodër.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta te gjyqtarit Z. Astrit KALAJA
Vizita priten në shtëpinë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit, ish Ambasada Jugosllave, Tiranë, ditën e martë, datë 7 tetor 2025 prej orës 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00.
Ditën e mërkurë, datë 8 tetor 2025, ora 9:00-11:00 ne ambientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë do të mbahen homazhet në nder të të ndjerit.
Vizitat në qytetin e Shkodrës priten në shtëpinë funerale “Bushati”, ditën e mërkurë datë 8 tetor 2025 prej orës 14:00-16:00.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 16:00 në Stom-Golem, Shkodër”, njoftoi familja Kalaja. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












