Gjykatat në Tiranë kanë njoftuar ndërprerjen e punës për 2-4 ditë për shkak të ceremonive të përcjelljes e ngushëllimit të kolegut të tyre Astrit Kalaja, vrarë dje në sallën e gjyqit.
”Për shkak të pjesëmarrjes në homazhet , që do të zhvillohen në nderim të kolegut tonë të paharruar Z. Astrit Kalaja, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm (dhomat penale dhe civile) janë në pamundësi të zhvillojnë gjykimet e planifikuara nga datat 07.10.2025-10.10.2025, përvec gjykimeve me karakter urgjent (masa sigurimi)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit të JP.
Ndërkaq edhe gjykata e shkallës së parë Tiranë ka vendosur ndërprerjen e punës për dy ditë, 7 dhe 8 tetor. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












