Arrestimi më Kolumbi i trafikantit
Është goditur në Tiranë një rrjet i prostitucionit që drejtohej nga një kriminel i njohur kolumbian.
Prostitucioni e kishte bazën në një hotel mes kryeqytetit pranë zonës së njohur si “Tregu Çam” ndërsa koka e grupit në Shqipëri është kolumbiani Lukas Giraldo Bentacur.
Babai i tij Giraldo Bentacur është koka e grupit për gjithë Europën, drejtonte disa rrjete prostitucioni në shumë vende të Europës ndërsa njihet si një nga personazhet më të njohur të krimit në Kolumbi.
Për arrestimin e tij në Kolumbi kanë shkuar edhe oficerë nga Policia shqiptare, të cilët kanë kryer arrestimin e tij në bashkëpunim me policinë kolumbiane. Një grup nga policia shqiptare zv. Drejtori i Policisë së Tiranës dhe shefi i sektorit kundër trafiqeve dhe narkotikëve dhe prokurori i çështjes ndodhen në Medelin pasi morën pjesë në finalizimin e operacionit.
Vajzat merreshin në Kolumbi me premtimin për punësim me paga të larta duke ia paraqitur Shqipërinë si një ishull të bukur ku do të punonin në turizëm.
Këtu i detyronin të prostituonin. Në raste kur vajzat nuk i dërgonin lekët shkonin në banesat e familjarëve të tyre në Kolumbi dhe i kërcënonin me jetë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












