Sekuestrohet “Lamborghini Urus” 160 mijë euro

Shares

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Manovra”, me qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me origjinë të dyshimtë kriminale.

Si rezultat i operacionit, u sekuestrua një automjet luksoz tip “Lamborghini Urus”, me vlerë rreth 160 000 euro, që ishte në përdorim nga shtetasi Sahit Shpataj, 34 vjeç, person me precedent penal për disa vepra, ndër to: vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Sipas hetimeve, Shpataj dyshohet se e kishte regjistruar automjetin në emër të një kompanie private, me pronar shtetasin E. D., me qëllim shmangien e gjurmimit dhe justifikimin e vlerës së lartë të mjetit.

Pas veprimeve procedurale, u vendos fillimi i procedimit penal ndaj 34-vjeçarit dhe pronarit të kompanisë. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të Shpatajt.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...