Shefja e kabinetit të Kryeministrit, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas shumë vitesh bashkëpunimi të ngushtë me Edi Ramën. Bizhga, e njohur si një ndër figurat më të besuara të tij që prej periudhës kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, është tërhequr për shkak të problemeve shëndetësore.
Bizhga ka qenë pjesë kyçe e strukturës drejtuese të Kryeministrisë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në funksionimin e saj të përditshëm.
Burime për BalkanWeb dhe News24 kanë bërë të ditur se pasardhëse e saj do të jetë Vilma Premti, e cila deri pak ditë më parë ka shërbyer si shefe kabineti pranë kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.
Premti pritet të marrë zyrtarisht detyrën në ditët e ardhshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












