Mbledhja për zgjedhjen e anëtarit të GJK
Në ambientet e Gjykatës së Lartë, u zhvillua Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të kësaj gjykate, me qëllim zhvillimin e procedurës së votimit për zgjedhjen e njëanëtari të Gjykatës Kushtetuese.
Procesi u zhvillua në përputhje me parashikimete Kushtetutës, ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhefunksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, sidhe Rregullores së miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Në përfundim të votimit, komisioni pasi verifikoi vlefshmërinëdhe numrin total të votave për secilin kandidat, konstatoi se:
z. Asim Vokshi – 6 vota
zj. Naureda Llagami – 8 vota
z. Florian Ballhysa – 0 vota
Komisioni kontatoi gjithashtu edhe një fletë votimi tëpavlefshme.
Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitueskandidati që merr 3/5 e votave të pjesëmarrësve, dhe në rastin e votimit të sotëm ku asnjë nga kandidatët nuk e arriti këtë prag, komisioni shpall fitues kandidatin e renditur të parin ngaKëshilli i Emërimeve në Drejtësi. Në këto kushte, z. Asim Vokshi zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi për zgjedhjen e Vokshit i komunikohet menjëherëKryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit tëGjykatës Kushtetuese, si dhe do të publikohet në Qendrën e Publikimeve Zyrtare. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












