Shpërthim në Krujë, policia jep detajet

Shares

Një sasi eksplozivi shpërtheu sonte në Krujë duke dëmtuar disa makina. Ngjarja ndodhi në fshatin Larushk në parkimin e një lokali. Një nga makinat i përket kreut të  njësisë administrative të Fush Krujës, Ilir Loci.

“Rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve E. K. dhe Ilir Loci”, njoftoi policia e Krujës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...