EMRI/ Policia gjen autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian, shpallet në kërkim

Shares

Një shtetas italian është gjetur i pajetë në Tepelenë, me plagë nga armë zjarri. Viktima është identifikuar si Edoardo Sarchi, 44 vjeç, banues në Tiranë dhe biznesmen, pronar i një fabrike tullash në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”. Pas njoftimit, forcat e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe konfirmuan vdekjen e tij.

Është shpallur në kërkim shtetasi Gazmend Braçe, i dyshuar si autor. Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe në disa akse rrugore për kapjen e tij.

“Është ngritur një grup i posaçëm hetimor që, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor dhe identifikimin e autorit/ëve”, njoftoi policia. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...