Shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, Kryemadhi shpall listën e dëshmitarëve. Dy letër porosi

Shares

Seanca paraprake ndaj ish-Presidentit Ilir Meta është shtyrë këtë të enjte nga GJKKO. Vendimi u mor nga gjyqtarja Irena Gjoka, pas kërkesës së avokatit Kujtim Cakrani, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale jashtë vendit.

Meta, i arrestuar më 21 tetor 2024, akuzohet së bashku me bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi, se kanë përdorur funksionet shtetërore dhe politike gjatë 15 viteve të fundit për të favorizuar kompani private, për lobime në SHBA dhe për transaksione të pasurive të paluajtshme, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash të padeklaruara në ILDKPI dhe KQZ.

Pas shtyrjes së seancës, Monika Kryemadhi doli para mediave duke zbuluar listën e dëshmitarëve që ka thirrur për procesin gjyqësor. Ajo përmendi kryeministrin Edi Rama, shefen e kabinetit Vali Bizhga dhe ish-ministren Milena Harito. Kryemadhi foli gjithashtu për dy letërporosi të dërguara në Britani dhe SHBA, duke kritikuar mënyrën se si këto autoritete i janë përgjigjur SPAK.

“Jam skandalizuar nga përgjigjet që janë kthyer. Madje Britania e Madhe kërkon të dijë se cili është krimi i zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi,” tha ajo.

Deputetja theksoi se akuzat ndaj saj dhe Metës lidhen vetëm me korrupsionin pasiv, ndërkohë që, sipas saj, nuk ka asnjë person të akuzuar për korrupsion aktiv. “Kur nuk ka korrupsion aktiv, si mund të ketë korrupsion pasiv?”, u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se do të jetë e pranishme në të gjitha ekranet televizive për të ndjekur hap pas hapi procesin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...