Qeveria e re e drejtuar nga Edi Rama zhvilloi sot mbledhjen e saj të parë, ku pritej vendimi për fatin politik të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Siç ishte paralajmëruar, Rama firmosi me vendim të Këshillit të Ministrave shkarkimin e Veliajt, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në kryeqytet.
Vendimi erdhi pas kërkesës së Këshillit Bashkiak të Tiranës për largimin e kryebashkiakut, kërkesë e cila u reflektua në tryezën e qeverisë. Burime brenda mbledhjes thonë se Rama e bazoi vendimin e tij pikërisht te ky akt, duke shmangur përdorimin e nenit 115 të Kushtetutës, i cili parashikon shkarkimin e organeve të zgjedhura vendore vetëm për shkelje të rënda kushtetuese ose ligjore nga ana e Këshillit të Ministrave.
Ky manovër juridike e Ramës, sipas analistëve, synon të kufizojë hapësirat e Veliajt për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë rast, kompetenca për shqyrtimin e ankimit i kalon Gjykatës Administrative, e cila nuk pezullon automatikisht vendimin e qeverisë, ndryshe nga Kushtetuesja.
“Gjykata Kushtetuese nuk legjitimohet për këtë rast, përveçse nëse flitet për shkelje të rënda të Kushtetutës apo ligjit sipas nenit 62, pika ‘a’ të ligjit për qeverisjen vendore. Rrjedhimisht, është Gjykata Administrative ajo që ka fjalën, por vendimi i qeverisë nuk pezullohet automatikisht,” u shpreh avokati Genc Gjokutaj.
Nëse skenari vijon sipas parashikimeve, Tirana mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, duke nisur nga e hëna e ardhshme. a.b
VENDIMI/VV E N D I M PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË TIRANË, Z. ERION VELIAJ
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













