Zhulali: Shumë të fala Erion Veliajt nga familjet e 5 Majit që hoqi zvarrë

Shares

Anëtarja e Këshillit bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, deklaroi sot në mbledhjen e këshillit se është e kënaqur që kryebashkiaku Erion Veliaj po merr “shijen e gjellës që ka gatuar vetë”, duke iu referuar procesit të shkarkimit.

Sipas saj, vendimi është i vonuar dhe i paplotë, pasi Veliaj duhej të ishte larguar nga detyra prej kohësh, për shkak të aferave të shumta që lidhen me mandatin e tij.

Ajo i dërgoi një mesazh kryebashkiakut. “I bëj të fala Veliajt nga familjet e 5 Majit, nga Ardit Gjoklaj, të bëjnë të fala se do të shkarkohesh me ceremoni”, tha Zhulali.

DEKLARATA E ZHULALIT/ Zonja Kryetare, Erion Veliaj është gjallë, se duket sikur po e bëni si një ceremoni funebre.

Në fakt ai duhet të ishte këtu, sikurse ia lejon ligji, por duke qenë se ju ia mohuat, unë jam e kënaqur që sot ai mori shijen e gjellës që ka gatuar vetë për gjithë këto vite.
Dhe këtë gjellë që sot ia gatuat ju të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Partisë Socialiste, le ta provojë zoti Veliaj nga qelia ku është, dhe nëse na ndjek, e përshëndesim.

Vendimi që ju keni sjellë sot është një vendim i vonuar dhe gjithashtu i paplotë. Erion Veliaj duhej të ishte shkarkuar nga kjo detyrë që në vitin 2023 ku edhe padrejtësisht mori detyrën në fakt.

Është i paplotë sepse Erion Veliaj duhej shkarkuar për shkelje të rënda të ligjit, së pari dhe mbi të gjitha.

Duke shkelur ligjin për inceneratorin, një vepër që nuk u ndërtua kurrë, dhe që duhej t’i ishte dorëzuar qytetit të Tiranës 3 vite më parë, për të cilin ne kemi paguar qindra milionë euro dhe do vazhdojmë të paguajmë edhe qindra milionë të tjera.

Unë i bëj shumë të fala Erion Veliajt nga familjet e 5 Majit që hoqi zvarrë, burra, gra e fëmijë. Ke shumë të fala, Erion, ata janë shumë të lumtur që ti sot do të shkarkohesh me ceremoni.

I bëj tërë të falat Erion Veliajt nga banorët e Astirit, që u bëri të njëjtën gjë. I bëj të fala nga Ardit Gjoklaj, i bëj të fala nga të gjitha bizneset e Tiranës të cilët i zhvasin njëri pas tjetrit të gjithë drejtorët e Bashkisë Tiranë, të emëruar nga Erion Veliaj dhe ata që vijnë pas tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...