DIVJAKË/ Arrestohet organizatori kryesor i piramidës dixhitale Xuex

Shares

Është finalizuar ndalimi i personit të dyshuar si organizatori kryesor i piramidës dixhitale Xuex, për zonën e Divjakës, shtetasi Ereledio Shebeku, 35 vjeç.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e platformave mashtruese, si dhe të jenë të kujdesshëm me të dhënat e tyre personale dhe bankare, në faqe apo aplikacione të pasigurta.

Çdo rast i dyshimtë të raportohet pranë strukturave të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, si edhe pranë seksioneve përkatëse në çdo DVP.

Ndërkaq në kërkim është edhe e shoqja e tij.
Disa mijra qytetarë kanë humbur investimet e tyre në një lojë online të quajtur Xuex. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...