VIDEO/ Vjedhje perfekt e makinës, vetëm me lirim frenash dhe shtyrje

Shares

Hajduti duke vjedhur makinën

Një person vodhi një makinë në një rrigë të Tiranës pa e ndezur fare. Hapi derën liroi frenat dhe e shtyu nga parkimi drejt rrugicës.

Vjedhja ndodhi në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e makinës për skrap.

Policia arrestoi autorin, një 42-vjeçar. Procedohet penalisht pronari i pikës së skrapit.

“Si rezultat i një pune të mirëorganizuar, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Niko Avrami”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi, me qëllim shitjen e tij.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur”, njoftoi policia e Tiranës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...