Zbulohet një lokal striptize në Mbrostar, ku dyshohej se ushtrohej prostitucion pas një hetimi 7 mujor.
Arrestohen 5 shtetas, ndër to 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, 2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion.
Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.
“Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.
Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve”, njoftoi policia e Fierit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












