Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Këshillit Bashkiak, duke theksuar se dëshiron të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet në mbledhjet e këtij institucioni duke shënuar kështu lëvizjen e parë të tij në kundërshtim me vendimarrjen e Kryeministrit Rama.

Në kërkesën e tij, Veliaj shprehet se mungesa në detyrë nuk është pasojë e vullnetit personal, por rrjedhojë e një mase sigurie që ai e konsideron disproporcionale. Ai akuzon sistemin gjyqësor se nuk ka marrë parasysh garantimin e qeverisjes vendore dhe, sipas tij, ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues.
“Shkaktar i kësaj situate nuk është as Kryetari i PS, as Partia Socialiste dhe as ju si Këshill Bashkiak, por një vendimmarrje gjyqësore”, është shprehur Veliaj në dokumentin e dorëzuar.
Kreu i bashkisë shton se kriza e krijuar nga gjykata nuk mund të zgjidhet me një shkelje tjetër të Kushtetutës, duke kërkuar që Këshilli Bashkiak të marrë parasysh të drejtën e tij për t’u dëgjuar dhe për të ushtruar mandatin e fituar me votë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













