Në Bruksel, gjatë një ceremonie simbolike mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ndaluan pranë një tabele ku shënohet ecuria e vendeve kandidate drejt unionit.
Në këtë aktivitet, që shënoi hapjen e një grupkapitulli të ri për Shqipërinë, kryeministri Rama vendosi shenjat e reja në tabelë, duke treguar përparimin e vendit në rrugën e integrimit.
Komisionerja Kos vlerësoi ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027. “I dashur Edi, ky është muri i zgjerimit. Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Kur erdha në dhjetor, thuajse gjithçka ishte e kuqe. Ngjyra e kuqe tregon kapitujt e pahapur, e verdha për ato të hapur dhe jeshilja për kapitujt e mbyllur provizorisht. Tani kemi hapur një tjetër grupkapitull. E mbështes planin tuaj për të përfunduar negociatat deri në 2027. Jam e impresionuar nga këmbëngulja juaj dhe e ekipit tuaj”, u shpreh Kos.
Nga ana tjetër, Kryeministri Rama theksoi se rruga e vetme për Shqipërinë mbetet Bashkimi Europian. “Po ecim me ritme rekord. Është hera e parë në histori që e dimë se me kë duam të ‘martohen’. Duam të martohemi me këtë perandori vlerash dhe sigurie, ku qytetarët tanë të sigurohen që të drejtat e tyre respektohen”, deklaroi ai.
Rama përmendi gjithashtu mbështetjen e vendeve anëtare, duke veçuar edhe qëndrimin pozitiv të Danimarkës. “Na erdhi shumë mirë kur pamë barometrin dhe kuptuam që populli danez është mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit tonë. Të jep siguri kur ke në krahun tënd vikingët. Presim të çelim grupkapitullin e fundit para mbylljes së këtij viti. Është ambicioze, por është ajo që duam të bëjmë”, u shpreh ai.
Pak ditë më parë qeveria Rama deklaroi dështimin e incenerimit të mbetjeve shoqëruar kjo me vjedhjen dhe abuzimin e disa qindra milionë eurove. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












