Gjykata e Posaçme caktoi sot seancën paraprake për kryebashkiakun Erion Veliaj më 29 shtator
Gjyqtarja Etleva Deda ka vendosur datën 29 shtator, ora 12:00, për zhvillimin e seancës paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë të përfshirë në dosje.
Veliaj do të përballet në gjykatë me pesë akuza penale, të vendosura në 13 episode të cilat pritet të shqyrtohen gjatë procesit gjyqësor. Seanca do të mbahet në Gjykatën e Posaçme dhe do të përcaktojë vijimësinë e procedimit penal. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...












