PD kërkon një minutë heshtje për Azem Hajdarin dhe Charlie Kirk, PS refuzon

Shares

Partia Demokratike ka kërkuar sot në Kuvend mbajtjen e 1 minute heshtje në nderim të Azem Hajdarit dhe të ideologut konservator amerikan Charlie Kirk, i vrarë dy ditë më parë në Utah.

Kërkesa u bë nga deputeti i PD-së Tritan Shehu, i cili nguli këmbë që parlamenti të nderonte figurën e liderit historik të Dhjetorit ’90 dhe viktimën e atentatit në SHBA, të dy të rinj të vrarë nga e majta radikale.
Megjithatë, shumica socialiste vendosi të mos i bashkohej kësaj nisme, duke refuzuar mbajtjen e heshtjes në sallë, si për ish-deputein shqiptar që sot kishte përvjetorin e vrasjes, ashtu edhe për 31 vjecarin Kirk, mik të Presidentit Trump dhe zv/Presidentti JD Vance.
Pavarësisht vendimit të PS-së, deputetët demokratë mbajtën 1 minutë heshtje në parlament, duke nderuar si Hajdarin, ashtu edhe Kirk. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...