Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit, caktohet n/kryetarja dhe kreu i grupit parlamentar të PS

Shares

Kryeministri Edi Rama caktoi sot kryetarin e ri të Parlamentit, nënkryetarin dhe kryetarin e grupit parlamentar të PS, ndërsa emërtoi 11 komisione parlamentare, 7 prej të cilëve do ti drejtojë mazhoranca.

“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë”, njoftoi Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.

“Në krah të Nikos, me eksperiencën e fituar dhe përkushtimin e integritetin absolut, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu, është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri”, shtoi kryeministri.

Taulant Balla u zgjodh si kreu i grupit parlamentar të PS-së, zgjedhje të cilën Rama e lidhi me trashëgiminë e Gramoz Ruçit në PS.

Kryeministri Edi Rama prezantoi 11 komisionet e përhershme të legjislaturës së re nga të cilat 7 do të drejtohen nga shumica dhe 4 nga opozita.

“Komisioni për ekonominë punësimin dhe financat, qëllimi sjellja e politikave të punësimit, si përbërje organike e gjithë mekanizmit të ekonomisë. Sugjerohet ta drejtojë shumica parlamentare.

Komisioni për çështjet ligjore dhe administratën publike, për ligje të standardit europian. Përmes këtij komisioni kuvendi kujdes për hapat ligjore për reformën e administratës publike. Sugjerohet ta drejtojë shumica parlamentare.

Komisioni për çështjet e brendshme dhe mbrojtjen. Teksa përgatitemi për të qenë pjesë e hapsirës europiane, mbështesë forcimin e kapaciteteve të sigurisë, si edhe bashkëpunimin me partnerët Suygjerohet ta drejtojë shumica parlamentare.

Komisioni për edukimin shkencën dhe sportet, vjen në vijim të rritjes së vëmendjes ndaj shkencës. Sugjerohet ta drejtojë opozita.

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale. Sugjerohet ta drejtojë opozita.

Komisioni për Burime natyrore infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm,  Sugjerohet ta drejtojë opozita.

Komisioni për të drejtat e njeriut dhe mjetet e informimit publik,  e cila lidhet me të gjitha tiparet e BE, mediat online kanë një rol të veçantë. Ky komision do i lihet opozitës.

Vendi ynë do të hyjë më shpejt më zinxhirin e BE më shpejt se sa të hyjë në BE. Komisioni për bujqësinë, ushqimin dhe zhvillimin rural do të kujdeset për mbështetjen e fermerëve, komisioni do të drejtohet nga shumica parlamentare.

Drejtimi i komisioni për kulturën, turizmin dhe diasporën do i besohet opozitës. Komisioni për Europën dhe Politikën e Jashtme, do të shqyrtojë si një flirt i vetëm statusin në sferën ndërkombëtarë. Bashkimi në një i Europës dhe punëve të jashtme, konsolidon qëllimet tona si vend. Ky komision sugjerohet ta drejtojë shumica parlamentare.

Komisioni për nismat qytetare, bashkëpunimin dhe nismat institucionale, që është risi e jetës parlamentare. E vendosim parlamentin në kushtet ku duhet të kujdeset për zërin e qytetarëve dhe bashkëpunimin institucional. Një ekip i përhershëm deputetësh adreson problematikat e qytetarëve. Ky komision do të jetë një adresë për nismat e ndryshme. Duke krijuar fleksibilitet për të mos kthyer mbrapsht qytetarët. Ky komision do të mbushë një boshllëk  të vjetër dhe shumë të dëmshëm. Këtë komision sugjerohet që ta drejtojë shumica parlamentare”, shpjegoi Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...