Gazment Bardhi rizgjidhet në krye të grupit parlamentar të PD, Gjekmarkaj n/kryetar Kuvendi

Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zyrtarizuar sot rikonfirmimin e Gazment Bardhit në detyrën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së. Berisha e vlerësoi Bardhin si drejtues që ka udhëhequr grupin në kushte të vështira, duke theksuar se nën drejtimin e tij pritet një performancë më e lartë në muajt në vijim.

Ndryshime ka pasur edhe në strukturën drejtuese të grupit. Deputetët Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti janë emëruar nënkryetarë të Grupit Parlamentar, ndërsa Elda Hoti do të mbajë detyrën e Sekretares. Postin e zëdhënëses e ka marrë Ledina Alolli.

Nga ana tjetër, deputeti Agron Gjekmarkaj do të vijojë të ushtrojë funksionin e Nënkryetarit të Kuvendit, duke mbetur një prej figurave përfaqësuese të PD-së në institucionin legjislativ.

“Propozoj Gazment Bardhin si kryetar të grupit të PD-së. Udhëhoqi grupin në kushte shumë të vështira dhe me drejtimin e tij do të njohë performancë të re. Për nënkryetarë emëroj Belind Këlliçin dhe Tomorr Alizotin, dy të rinj me formim dhe kontribut politik. Sekretare Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli. Sot konstituojmë grupin, ndërsa në ditët në vijim caktojmë përfaqësuesit tanë në komisionet parlamentare”, u shpreh Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...