SPAK vendos arrest shtëpie për avokatin, dyshimet për 8 mijë euro

Shares

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin Besart Logu, i cili po hetohet për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Besart Logu

Besart Logu dyshohet se mori 8 mijë euro për të ndikuar te prokurorë e gjyqtarë të Tiranës që të lehtësonte masën e sigurisë për një të akuzuar për mashtrim me TVSH (per ta nxjere nga burgu). Avokati u denoncua nga një italian, që është arrestuar për mashtrim me TVSH. Çështja ka qenë e regjistruar fillimisht në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe më pas u transferua në Tiranë.

Hetimi është shoqëruar me metoda speciale, ku përfshihet edhe regjistrimi i serisë së parave para dorëzimit, me qëllim dokumentimin e kanalizimit të tyre dhe verifikimin e personave të përfshirë.

Paralelisht, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) po kryejnë kontrolle në disa terrene, përfshirë edhe zyrën e avokatit Logu në Tiranë. Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi çështjen konkrete në të cilën dyshohet të jetë përfshirë.

Operacioni i SPAK është ende në vijim, ndërsa priten zhvillime të reja lidhur me këtë dosje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...