SHENIM/ OSBE lan gojën

Shares

OSBE ka bërë një deklaratë sot në të cilën dënon dhunën ndaj gazetarëve. Deklarata e OSBE është e paadresuar, pa kontekst, pa dhunues e pa të dhunuar. Diçka si sfond.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj për rritjen e rasteve të ngacmimit, frikësimit dhe dhunës ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë muajve të fundit.
Përshëndesim reagimin e shpejtë të Policisë së Shtetit dhe u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve shtetërore të veprojnë pa vonesë, të sigurojnë vënien përpara përgjegjësisë dhe t’i ndjekin deri në fund proceset gjyqësore.
Një media e lirë dhe e sigurt është thelbësore për një demokraci të qëndrueshme”, përfundon deklarata e OSBE.

Institucionet ndërkombëtare si zyra e OSBE janë shmangur vazhdimisht kur ka qenë rasti për të ngritur kritika ndaj qeverisë. Media në Shqipëri nuk ka vetëm gazetarë të kërcënuar por media dhe gazetarë të censuruar nga qeveria përmes zyrave të censurës në Tiranë nën okelion e zyrave të komunikimit në bashkinë e Tiranës dhe në qeveri.

Rasti i deklaratës së mësipërme anemike është shumë më mirë se të mos flasësh fare siç ka ndodhur deri para një viti. Shpresojmë se OSBE do të adresojë censurën dixhitale përmes projekteve dhe financimeve që ajo ka për median në Shqipëri duke zgjeruar apo diversifikuar rrjetin e saj të bashkëpunimeve./droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...