Nipërit e ish kryebashkiakut Kapllanaj, kërkojnë lirinë në Apel pas sherrit me BKH

Shares

Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj, së bashku me Gerald Kollcakun, nipër të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, kanë paraqitur kërkesë për lirim në Gjykatën e Apelit. Ata u arrestuan në muajin prill, pas një incidenti të ndodhur në aksin Fier–Patos, ku akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Sipas burimeve, përplasja ndodhi gjatë një kontrolli të kryer nga strukturat e BKH-së, ku më pas u bë edhe ndalimi i tre të rinjve. Ngjarja u shoqërua me tensione, ndërsa në procesin gjyqësor ndaj tyre u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.

Avokatët e mbrojtjes kanë apeluar vendimin, duke kërkuar një masë më të butë sigurie, si arrest shtëpie ose detyrim paraqitje, duke argumentuar se klientët e tyre nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore dhe se ngjarja është interpretuar në mënyrë të gabuar nga organet hetimore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...