Akuza e rëndë e Berishës: Edi Rama ia ka dhënë Gjergj Lucës dhe Dorian Beut portin e peshkatarëve në Durrës për trafik

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se Edi Rama ia ka dhënë Gjergj Lucës dhe Dorian Beut portin e peshkatarëve në Durrës për trafik droge.

“Por ngjitur me portin, pak më në veri, me portin tradicional më kryesor shqiptar, ne inauguruam fillimet e portit të peshkatarëve si një domosdoshmëri për t’u dhënë atyre një port modern.
Në këtë projekt ekzistonte edhe merkatoja e peshkut siç e kanë pothuajse rëndom qytetet bregdetare me porte peshkimi.
Çfarë ndodhi?
Punimet në port vazhduan. Ishte një financim i Bankës Islamike prej 12-13 milionë euro.
Porti përfundoi. Po kush e mori portin?
Portin e ndërtuar me borxhe publike të taksapaguesve e merr Gjergji Beu dhe Dorian Luca.
Ja ku i keni këta të dy.
Dorian Beu, se ua shartova mbiemrat për të treguar afrinë që kanë, Edi Rama si padrino i këtij vendi, pasi nuk pajtonte dot Lucën dhe Beun me Troplinët, u dha atyre për drogë portin pronë publike të peshkatarëve.
Dhe këta u bënë aksionerë pa derdhur asnjë qindarkë nga xhepi, përvecse duke mbajtur Edi Ramën aksioner në drogën e tyre.
Për ata të cilët mund të kenë, ose dyshonin që si ka mundësi ta kenë Troplinët portin e Durrësit, e morën vesh.
Por tani jo vetëm i Durrësit, edhe ai i peshkatarëve, nuk e kanë më Troplinët. Atë e ka Gjergji Beu me Dorian Lucën.
U krijua shoqata ku këta e udhëheqin.
Një dosje italiane, sepse këtu ndalohet me ligj nga Dumanët dhe Troplinët me kompani kapja e drogës apo ndjekja e trafikantëve.
Çdo gjë që ndodh, këtu nga vjen nga jashtë. Lavdi Zotit që janë institucionet ligjzbatuese të vendeve partnere që funksionojnë.
Dosja e Antimafies Italiane fakton se pronari, ja ky Dorian Luca, ekziston telefonata për 310 kilogramë drogë, të gjitha llojet, me opium, me kanabis, me heroinë. Ky me mikstura.
Dhe e kuptoni ju pasionin e tyre për peshkun. Peshku dhe aroma. Aroma dhe peshku.
Janë disa substanca që me aromë mbulojnë gjëra.
Është e njohur kjo.
Pra, ja ku janë dy peshkatarët e famshëm të portit. Peshkaqenët e famshëm të portit. Të dy. Por në të vërtetë kryepeshkaqeni i drogës është ky këtu. Ky që i pyet a do shkojmë 100 milionë. Po me drogën shkon 1 miliardë mo.
Ja kryepeshkaqeni”, shpjegoi Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...