Rama shemb një grup vilash në Kepin e Rodonit, nuk thotë asnjë fjalë për ata që i lejuan

Shares

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot pamje nga prishja e disa vilave në Kepin e Rodonit ndërsa nuk thotë asgjë për ata që lejuan dhe dhanë garanci për këto vila, pra zyrtarë të lartë të Durrësit.

“Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë”, shkruan Rama duke ia lënë në dorë paketës së re ligjore ndërkohë që nuk mungojnë ligjet që ndëshkojnë zyrtatët  ekorruptuar të bashkisë, policisë bashkiake, IMT, policisë së Shtetit.

Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...