Përcillet me nderime për në banesën e fundit Artur Zheji

Shares

Familjarë, miq, kolegë, politikanë e personalitete të artit e kulturës përcollën për në banesën e fundit publicistin dhe analistin Artur Zheji.

Gazetari i njohur ndërroi jetë dy ditë më parë  në moshën 64-vjeçare nga një arrest kardiak, ndërsa po festonte me familjen ditëlindjen e të birit në një restorant në Sarandë.

Homazhet u mbajtën për rreth dy orë e gjysmë (10:00-12:00) në Universitetin e Arteve të Bukura.

Një kurorë me lule u vendos në emër të Kryeministrit Edi Rama, ndërsa morën pjesë në homazhe edhe anëtarë të qeverisë.

Kreu i PD, Sali Berisha tha se Zheji ishte një personalitet i spikatur i gazetarisë dhe analizës politike.

“Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër”, tha Berisha.

Aktori Timo Flloko tha se Zheji ishte “një artist i madh në shpirt, me një sensibilitet të padallueshëm, të dukshëm, por të thellë e të brendshëm. Një erudit i përmasave të mëdha.”

Aktorja Rajmonda Bulku e përshkroi si një njeri të jashtëzakonshëm dhe të mençur.

“Lindi nga dy prindër me shpirt të lirë, nga atdhetarë, nga një artiste e mrekullueshme Besa Imami dhe Petro Zheji, mendje ndritur, i njerëzve të shquar shqiptarë. Lindi i lirë nga këta të dy, lindi i mençur, i kulturuar”, tha ajo. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...