Kolegji Zgjedhor i heq përfundimisht Adriatik Lapajt mundësinë për të marrë mandatin e deputetit.
Ai ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon mandatin e Partisë Shqipëria Bëhet të parës në listën e mbyllur, Ana Dajko.
Në fakt Lapaj nuk kërkoi më ndërrimin e objektit të padisë, pra që mandati t’i kalojë atij, por që të lihej në fuqi vendimi i kreut të KQZ Ilirian Celibashi. Ky i fundit kishte vendosur që mandati i takonte Kleana Xhuvelit, vajza e tezes së Lapaj.
“Në KAS është kërkuar tjetër gjë nga ajo që kërkohet sot. Në KAS është kërkuar që mandati t’i jepet Adriatik Lapajt. Sipas KAS dorëheqjet nuk mund t’i shqyrtojë KQZ por Kuvendi. Deklaratat e dorëheqjes janë të pavlefshme. Mandati duhet t’i kalojë Ana Dajkos. Nëse zonja nuk e do mandatin të mos bëjë betimin në Kuvend dhe vend i saj të plotësohet sipas radhës së listës”, deklaroi përfaqësuesja e KQZ në seancën gjyqësore. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë të apelueshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












