Zbërthehet skema e patronazhimit nga PD, ndërsa kreu i saj Sali Berisha përshkroi se si funksionon ajo në zgkedhje. Struktura e patronazhistëve në Fier drejtohej nga Lubi Balluku dhe shtrihej deri tek emigrantët, tha ndër të tjera Berisha.
DETAJE/,Çfarë është një Patronazhist? Jo një militant socialist, por një nëpunës i shtetit. Kjo është e vërteta.
Ndryshe nga militantët tradicionalë partiakë, patronazhistët modernë janë:
• Punonjës publikë në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, administratë tatimore, qeverisje vendore, madje edhe në drejtësi, mbrojtje dhe siguri.
• Të pajisur me akses në databaza shtetërore dhe me pushtet institucional mbi nevojat e përditshme të qytetarëve (licenca, leje, ndihmë sociale, punësim).
• Ngarkuar jo vetëm me bindjen e votuesve, por edhe me intimidim, shantazh, mohimin e shërbimeve, dhe mbikëqyrje ditën e votimit, deri në konfiskim kartash ID apo kërcënime, (siç është raportuar në Vorë, Tiranë, Laprakë, Fier, Elbasan, Dibër etj).
Sistemi i patronazhimit shtrihet edhe te emigrantët shqiptarë:
• Qytetarët jashtë vendit u kontaktuan nga patronazhistë ose persona të lidhur me Partinë Socialiste.
• Drejtorë dhe zyrtarë të lartë të administratës publike u dërguan dhe qëndruan në shtete të ndryshme me detyra të përcaktuara: për të kontaktuar, regjistruar, kontrolluar dhe siguruar prova se votuesit e patronazhuar votuan për kandidatët e PS.
• Votuesit në diasporë u shantazhuan që statusi i punës apo shërbimeve për familjarët e tyre do të kushtëzoheshin nga vota e tyre për PS.
• Ka raportime të shumta për tentative dhe blerje të votave në diapsorë
• PD ka siguruar prova të shumta konkrete që vërtetojnë që diaspora u kontrollua, u frikësua, u manipulua dhe vota u devijua para shpalljes së rezultatit.
Por të gjitha këto prova, fshihen, zhduken nga Altin Troplini kreu i mbrojtjes së krimit elektoral.
Sistemi i patronazhimit, Qarku Fier
Në krye të procesit të patronazhimit qëndron Lubi Balluku, Zv. Kryeministre famëzeze, Koordinatore Politike e PS-së në Qarkun Fier.
Ndër të vijnë direkt Kryetarët e Bashkive në Qarkun Fier, Ministra, zëvendësministra, funksionarë të lartë në administratën publike. Një pjesë e tyre bënë dorëheqje fiktive nga postet e tyre, për të bërë fushatë aktive në Qarkun Fier apo në Diasporë nën urdhërat e Lubisë, ndërkohë që vijonin e drejtonin punën në drejtoritë e tyre.
Drejtuesit e drejtorive të pushtetit vendor dhe qendror si dhe të agjencive publike.
Në zgjedhjet Parlamentare 2025, Fieri u shfaq si një nga rastet tipike të kontrollit elektoral nga Partia shtet, përmes abuzimit me administratën publike dhe mbledhjes së paligjshme të të dhënave personale.
• Në thelb të skemës:
• Rrjet patronazhimi i strukturuar
• Punonjës civilë të administratës publike me role partiake
elektorale
• Shkelje e ligjit kombëtar dhe e standardeve ndërkombëtare
• Për çdo Qendër Votimi në Fier:
• PS caktoi përgjegjës Drejtues ne administratën publike
• Këta nuk ishin vullnetarë apo militantë partie, por punonjës shtetërorë, që paguhen me rrogat, me lekët të taksëpaguesve shqiptarë.
• Shumë prej tyre mbanin pozicione të larta në institucione publike.
Patronazhistët të Punësuar në institucione publike lokale dhe qendrore
• Bashki, drejtoritë bashkiake dhe njësitë administrative (p.sh., Bashkia Fier, Ujësjellës- Kanalizime Fier)
• Institucionet shëndetësore (p.sh., Spitali Rajonal
Fier, të gjitha qendrat shëndetësore)
• Institucionet arsimore (shkolla dhe kopshte)
• Degët rajonale të agjencive kombëtare dhe ndërmarrjeve shtetërore (OST, ADISA, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Drejtoria e Tatimeve Fier,
Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve Sociale, Burgu i Fierit ose Institucioni i Vuajtjes së Dënimit Fier, Shërbimi i Provës, Albpetrol etj.)
Detyrat e caktuara drejtuesve te institucioneve/ koordinatorëve politike
Secili prej patronazhistëve të punësuar nga shteti kishte për detyrë mbledhjen dhe raportimin e të dhënave personale të detajuara për punonjësit civilë brenda institucionit të tyre ose nën-rajonit gjeografik (p.sh., Rajoni 1 ose 2-Fier).
Të dhënat e mbledhura përfshinin për çdo punonjës të drejtorisë / sektorit që drejtonin:
• Emrat e plotë, numrat e ID-së, numrat e telefonit dhe pozicionet/afiliacionet institucionale
• Qendra e Votimit (QV) ku ishte i regjistruar secili punonjës
• Kontaktet personale dhe lidhjet familjare
• Përcaktimi politik ose përkatësia partiake (anëtar, mbështetës, etj.)
• Data e fillimit të punësimit (shumë prej tyre të punësuar rishtazi, punësime elektorale)
Data basë-Patronazhimi
Të dhëna mblidheshin dhe centralizoheshin në mënyrë sistematike (çdo ditë) në databaza të koduara (disa prej të cilave I kemi siguruar, shqyrtuar dhe analizuar).
Këto databaza funksiononin si instrumente të profilizimit politik dhe kontrollit elektoral, duke e lidhur secilin punonjës shtetëror me një qendër votimi dhe duke ia caktuar një ‘patronazhisti – agjenti monitorues’ për gjithë kohëzgjatjen e fushatës ose i shndërronin në patronazhistë për të kontrolluar familjarët, kushërinjtë, fqinjët e të njohurit e tjerë.
Politizimi i Administratës publike, përdorimi si mjet për qëllime elektorale
Përbën shkelje të:
• Ligjit Nr. 152/2013 ‘Për nëpunësin civil’, i cili ndalon aktivitetin politik dhe garanton neutralitetin e nëpunësve civilë.
• Neni 88 i Kodit Zgjedhor, i cili ndalon punonjësit publikë të merren me fushatë elektorale ose të ushtrojnë ndikim mbi votuesit gjatë orarit zyrtar.
• Standardeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, të cilat theksojnë ndarjen e funksioneve të shtetit nga ato të partisë në zgjedhjet demokratike.
Struktura e patronazhimit në Fier ilustron një sistem ku zyrtarët publikë u shndërruan në operativë politikë, duke përdorur funksionin e tyre zyrtar për të monitoruar, kategorizuar, intimiduar dhe ndikuar votuesit—duke minuar lirinë zgjedhore, paanshmërinë administrative dhe të drejtat për mbrojtjen e të dhënave personale. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












