Humbja e Artur Zhejit, nivelet e larta të politikës në Tiranë shprehin dhimbjen

Shares

Humbjen e parakohshme e të papritur e kanë ndjerë edhe politikanët kryesorë të vendit.

Sali Berisha ngushëllon familjarët e Zhejit duke e konsideruar atë si një gazetar dhe publicist të mirënjohur.

”Homazh për Artur Zhejin!
Miq, gazetari, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin”, shkruan Berisha.

Edhe Edi Rama ka postuar duke kujtuar miqësinë mes tyre shumë vite më parë.

”Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”, shkruan Rama.

Artur Zheji u nda sot nga jeta pasdite pas një goditje në zemër. Ai la pas bashkëshorten, dy djem dhe një vajzë. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...