Nga Klodian Tomorri
Ndersa Shqiperia shkrumbohet nga Vermoshi ne Konispol, ne vilen qeveritare te Dhermiut hyjne e dalin kestexhinjte. Sot e pati radhen Sebastian Kurz, ish kryeministri i Austrise.
Pasi i thuri lavde te medha Edi Rames pas fitores se zgjedhjeve te 11 majit permes nje editoriali qe u botua vetem tek facebooku i tij dhe ndonje media qeveritare ne Shqiperi, sot Kurzi mberriti ne Dhermi i shoqeruar me eskorte nga autoritetet shqiptare. Sepse vjen gjithmone dita e honorareve.
Aktualisht Kurz nuk mban asnje detyre shteterore, qe te shoqerohet ne menyre protokollare me eskorta. Perkundrazi, ne Austri ai eshte politikisht i diskretituar dhe juridikisht me njolle penale.
Kurz u shkarkua nga Parlamenti austriak, pasi ministrat e tij u filmuan duke marre leke nga oligarket ruse. Me vone, zoti Kurtz u denua nga Tribunali i Vienes per deshmi te rreme ne shkalle te pare, por shpetoi ne apel.
Tashme ai thote se punon si konsulent per disa kompani te medha nderkombetare, mes te cilave fondin Mubadala, kompanine shteterore te naftes ne Abu Dhabi etj etj. Here pas here ben dhe ndonje xhiro ne Dhermi.
Dhe ky nuk eshte i vetmi. Aty vjen Tony, vjen Massimo, vjen ai i Kroacise, vijne edhe sheike, etj etj.
Keshtu qe axhenda eshte e ngjeshur. Ne pushimet e vogla te pritje percjelljeve kemi dhe ndonje status per debatin qe kane hapur lehaqente se pse Shqiperia nuk ble avione qe fikin zjarrin.
Po lehaqente nuk e dine se duhen bere ca llogari. Dy avione per fikjen e zjarreve i hengri vila e Dajtit, plot 6 milione euro e gjysme.
Dy te tjere kjo e Dhermiut. Tani kemi rikonstruktuar dhe nje aty tek Pallati Brigadave, 5 milione euro kjo. Po kemi Vloren, kemi Kavalishencen e keshtu me radhe.
Nderkohe, nga Dhermiu ku pret e percjell kestexhinjte, qeveria eshte ne ballin e punes per te menaxhuar situaten e zjarreve. Lehaqente le te vazhdojne. Kestet nuk mbarojne.
Por te pakten keta austriaket, mund t’i sistemonin me ata cunat e inceneratoreve. Qe mos te na binte shume rende, se nuk mbarohen.
Ah kjo vila e Dhermiut ka dhe nje vecanti. Kjo eshte ndare gjithmone mes Presidentit dhe Kryeministrit. Por Bajramit nuk i ka rene rasti te beje ndonje dite pushim aty. Nuk e do vete more, jo se nuk e lene.
Keshtu qe duroni milet. Digjuni dhe ca kohe se po vijne avionet. I ka porositur Pirrua.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












