Aksident i rëndë në Fier, 1 pa jetë dhe 5 në spital

Shares

Aksident i rëndë tek Rotondo e Levanit, Fier. Një person humbi jetën dhe 5 të tjerë janë në spital pasi kanë marrë dëmtime nga përplasja e makinave.

“Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. B., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë”, njoftoi policia e Fierit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...