Rama reagon për debatin në lidhje me draftkodin Penal. Pasi e censuron dhe blen median i kërkon të ulë edhe veshët

Shares

Kryeministri Edi Rama i ka tërhequr vëmendjen mediave të Tiranës duke kërkuar prej zyre të trajtojnë debatin për draftkodin penal si sherr e shanatë. Rama mbahet si censori më i madh i mediave. Ai i censuron ato, i blen dhe kur nuk i duket i mjaftueshme lëshon tekstet e Endri Fugës në qarkullim si puna e këtij më poshtë.

“Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij.

Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj”, shkruan Rama në X. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...