Monika Kryemadhi, debat i ashpër me ish bashkëshortin, Meta: Kur të komandon halli, bëhesh ‘Zeqine e SPAK-ut’”

Shares

Pas muajsh tensioni të heshtur, përplasja mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është shfaqur hapur në skenën publike, duke konfirmuar përçarjen e thellë jo vetëm në jetën personale.

Monika Kryemadhi doli sot nga ambientet e SPAK, ku ishte paraqitur për të respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, dhe në një deklaratë për mediat bëri disa komente që u interpretuan si distancim i plotë nga Ilir Meta. E pyetur për ish-bashkëshortin e saj, Kryemadhi tha se ai informohet vetëm për ato që i interesojnë rrethit të tij të ngushtë dhe theksoi se nuk ka më asnjë interes për mendimet, fjalët apo veprimet e Metës.

“Nuk më intereson më fare çfarë mendon, thotë apo bën zoti Meta. Jam shumë e qetë në ndërgjegjen time për gjithçka kam bërë e do të bëj. Nëse për ju diçka është gabim, për mua nuk është – hajde ta diskutojmë”, u shpreh Kryemadhi.

Reagimi i Ilir Metës nuk vonoi. Nga qelia, ai publikoi një mesazh në rrjetet sociale ku e quajti Kryemadhin “Zeqine e SPAK-ut”, duke e akuzuar se po përdoret për interesa të caktuara. Meta pretendon se ndaj tij po bëhet një izolim i padrejtë politik, ndërsa akuzat për karta bankare i cilësoi si mashtrime për të justifikuar hetimet ndaj tij.

“Në respekt të fëmijëve tanë, i kisha kërkuar të mos përmendej më emri im. Por kur të komandon halli, bëhesh ‘Zeqine e SPAK-ut’”, shkroi Meta.

Ai vijoi duke mohuar çdo lidhje me provat e reja të pretenduara nga SPAK dhe deklaroi se po manipulohet opinioni publik përmes dëshmitarëve që kanë lidhje me maxhorancën. Ndër të tjera, Meta përmendi edhe lejen e dhënë për udhëtimin e Kryemadhit në SHBA, duke ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin e akuzave nëse, sipas tij, SPAK do kishte prova reale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...