Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg ish-truproja i Saimir Tahirit, Paul Deda, i cili kishte kërkuar azil në Francë.
Një tjetër ish-truprojë i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Paul Deda, është dënuar me 8 vite e 8 muaj burg për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës. Vendimi u dha në kuadër të hetimeve për një nga fraksionet e dosjes së njohur “Shpirt”, konkretisht në nën-dosjet e koduara “Shefi” dhe “Kulmi”.
Paul Deda, i cili ishte larguar jashtë vendit dhe kishte kërkuar azil në Francë, u hetua në mungesë për veprimtari kriminale që lidhen me transportin e narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë, përmes një rrjeti të mirëorganizuar ku dyshohet se kishin rol aktiv disa ish-efektivë të policisë.
Për të njëjtën çështje, edhe një tjetër ish-bodygard i Saimir Tahirit, Hekuran Marku, është dënuar më herët me të njëjtën masë dënimi – 8 vite e 8 muaj burg. Të dy janë konsideruar si pjesë e një strukture që vepronte në bashkëpunim me grupe kriminale për trafikim droge në shtetin fqinj.
Dosja “Shpirt” ka zbardhur lidhje të fuqishme mes botës së krimit dhe elementëve brenda strukturave shtetërore, duke sjellë një sërë arrestimesh dhe dënimesh ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të policisë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












