Kush janë 3 ushtarakët e lartë të Iranit që u vranë gjatë natës nga Izraeli

Shares

Pamje te nje ndertese ne Iran pas sulmit nga Izraeli

Zyrtari më i lartë ushtarak i Iranit, kreu i Gardës Revolucionare dhe disa figura të tjera kyce të mbrojtjes iraniane u vranë në një sulm  izraelit me emrin “Luani që zgjohet” (Operation Rising Lion).

Vrasja e tyre pritet të shkaktojë tronditje të thella në strukturën ushtarake të Iranit dhe mund të dobësojë ndjeshëm aftësinë e Republikës Islamike për t’iu përgjigjur sulmeve të Izraelit.

Hossein Salami, Ali Shamkhani and Mohammad Bagheri

Gjeneral Major Hossein Salami

Si komandant i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), një trupë elitare dhe e fshehtë e Iranit, Gjeneral Major Hossein Salami ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në vend, duke drejtuar pjesën më të fortë ushtarake të Iranit dhe duke raportuar drejtpërdrejt te Lideri Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

I lindur në vitin 1960 Salami ishte në krye të IRGC-së që nga viti 2019.

Ky pozicion i jepte atij komandën mbi një nga mjetet më të fuqishme të shtetit iranian, e cili ka qenë thelbësore si për shtypjen e protestave të brendshme, ashtu edhe për zgjerimin e ndikimit iranian jashtë kufijve.

Analistët thonë se IRGC financon dhe mbështet një rrjet të gjerë milicish në të gjithë rajonin, që përdoren për të sulmuar trupat amerikane dhe forcat e tjera ushtarake në Lindjen e Mesme.

IRGC-ja gjithashtu besohet se furnizon me pajisje dhe ndihmë logjistike rebelët Houthi të Jemenit, duke u mundësuar atyre të godasin anijet ndërkombëtare në Detin e Kuq dhe të lëshojnë raketa e dronë drejt Izraelit.

Salami ishte në komandë kur Irani lëshoi qindra dronë dhe raketa mbi Izraelin në prill dhe tetor të vitit të kaluar – sulmet e para të drejtpërdrejta të Iranit ndaj territorit izraelit.

Salami ishte komandant i IRGC-së edhe kur u rrëzua avioni ukrainas në janar 2020, pak pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit, duke vrarë 176 persona në bord.

Sipas Mehr Neës, një komandant i paidentifikuar i sistemit të mbrojtjes ajrore Tor M1 që rrëzoi avionin u dënua me 13 vjet burg.

Analistja e sigurisë së CNN, Beth Sanner, tha se eliminimi i Salamit është i barasvlefshëm me eliminimin e kryetarit të shefave të shtabit të SHBA-së: “Mund të imagjinoni çfarë do të bënin amerikanët në një rast të tillë,” tha ajo.

Gjeneral Major Mohammad Bagheri

Që nga viti 2016, Mohammad Bagheri kishte shërbyer si shef i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit – një strukturë që, sipas vlerësimeve kishte mbi 500,000 efektivë aktivë.

Sipas një dokumenti të Thesarit Amerikan, Shtabi i Përgjithshëm është “organi më i lartë ushtarak në Iran, që zbaton politika, monitoron dhe koordinon aktivitetet brenda forcave të armatosura.”

Bagheri u sanksionua në vitin 2019 së bashku me nëntë figura të tjera të afërta me Ayatollah Khamenei, për shkak të “dekadash shtypjeje ndaj popullit iranian, eksportimi të terrorizmit dhe përhapjes së politikave destabilizuese në botë.”

Fotografi të publikuara nga agjencia iraniane Tasnim në vitin 2017 e tregonin atë në terren në Siri, duke u takuar me trupa iraniane që ndihmonin forcat qeveritare.

Në prill të këtij viti, Bagheri priti në Teheran ministrin saudit të Mbrojtjes, Princ Khalid bin Salman Al Saud – një vizitë e rrallë e një princi të lartë saudit në Republikën Islamike.

Muajin pasues, Reuters raportoi se gjatë takimit, ministri saudit i kishte përcjellë Bagherit një paralajmërim: të marrë seriozisht ofertën e presidentit Donald Trump për të negociuar një marrëveshje bërthamore, pasi ajo përfaqësonte një mënyrë për të shmangur luftën me Izraelin.

Ali Shamkhani

Ali Shamkhani ishte një nga këshilltarët më të afërt të Liderit Suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe përfaqësoi Iranin në bisedimet që çuan në një marrëveshje historike për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Arabinë Saudite.

Rrjeti televiziv shtetëror iranian IRINN konfirmoi vdekjen e tij pas sulmeve të paprecedenta izraelite të së premtes.

Shamkhani shërbeu si sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare për një dekadë, nga viti 2013, dhe më parë kishte mbajtur një sërë postesh të rëndësishme në IRGC dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai konsiderohej si një figurë në ngritje në diplomacinë iraniane dhe ishte i njohur në qarqet e politikës së jashtme në Uashington dhe Evropë.

Shamkhani ishte përfaqësuesi i Iranit në bisedimet e ndërmjetësuara nga Kina me zyrtarët sauditë, të cilat rezultuan në normalizimin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve pas vitesh armiqësie.

Megjithatë, në mesin e vitit 2023, ai u zëvendësua papritur.

Sipas analistëve, Shamkhani ishte ambicioz dhe kishte një portofol të gjerë. Ai kishte kandiduar për president në vitin 2001 dhe kishte mbajtur pozita kyçe si në IRGC, ashtu edhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Disa analistë sugjeruan asokohe se Khamenei mund ta kishte konsideruar atë si tepër ambicioz.

Megjithatë, ai mbeti këshilltar i ngushtë i liderit suprem dhe kishte rol këshillues teksa Irani rifilloi negociatat bërthamore me administratën e presidentit amerikan Donald Trump.

Në prill, vetëm pak ditë para fillimit të bisedimeve me SHBA-në, ai paralajmëroi se Teherani mund të dëbonte inspektorët bërthamorë të OKB-së dhe të ndalonte bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) nëse ndihej i kërcënuar. Pergaditi: Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...