Caktohet data e gjyqit të parë ndaj Sali Berishës për dosjen “Partizani”

Shares

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 30 qershor 2025, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel në çështjen penale që lidhet me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Në këtë proces janë marrë të pandehur pesë persona, përfshirë:Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë; Jamarbër Malltezi, dhëndri i tij; Fatmir Bektashi, biznesmen; Andia Pustina, ish-zyrtare; Xhimi Begeja.

Të gjithë akuzohen për shkelje të ligjit gjatë procedurave të privatizimit të pronës shtetërore në favor të interesave private, në një dosje që SPAK e konsideron me elementë të korrupsionit dhe abuzimit me detyrën.

Berisha dhe Malltezi kanëmpublikuar dhjetra fakte që kundërshtojnë akuuën ndërkohë që gjyqtarja që vendosi për masën e tyre të sigurisë mund të humbasë pozicionin e gjyqtares pasi ka fshheur penalitete në Greqi e ndoshta edhe në Itali.

Seanca e parë do të shënojë hapjen zyrtare të gjykimit në themel, pas një faze të gjatë hetimore dhe procedurash paraprake. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...