Kreu i PD, Sali Berisha publikoi sot një video më shumë se 3 min ku shihet aplikimi i trenit bullgar përmes vëzhguesve socialistë. Kjo video nuk lë më shteg edhe për dyshimin më të vogël, tha Berisha. Bëhet fjalë për një votim në një fshat të Elbasanit konkretisht Qendra e Votimit nr. 2246, fshati Blinas, njësia Administrative Gjocaj, Bashkia Peqin.
“Pra, besoj se sikur të ishte xhiruar në një film demonstrativ.
Rast si ky, duhet të falënderoj ata që e gjetën nëpërmjet videove.
Pra, kemi të bëjmë me një dëshmi flagrante të nxjerrjes së fletës së parë dhe ai që vjen me atë fletë, ai e hedh atë në kuti, ajo është e mbushur dhe fletën e vet e merr, del jashtë dhe ia jep tjetrit.
Kështu me radhë garantohet rezultati.
Të gjithë detyrohen të votojnë fletën e mbushur.
Nxjerr fletën bosh ai…
Nuk besoj se lë më shteg për dyshimin më të vogël përdorimi i Trenit Bullgar në këto zgjedhje si njëri nga mekanizmat e falsifikimit të rezultatit në farsën elektorale”, tha Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












