Berisha në Krujë, Tregtarët e veshin me kostumin kombëtar

Shares

Tregtarët e Krujës në tregun artizanal e kanë veshur Berishën me kostumin kombëtar. Ndërsa më pas Berisha ka pozuar me maturantët. Do bëj gjithçka që të rinjtë të ndërtojnë ëndrrën e tyre këtu, u tha ai.

BISEDAT NË TREGUN ARTIZANAL/

Unë kam bërë një dhuratë nga mamaja, një jelek artizanal… Këto janë dhuratë për Doktorin.
Duhet ta hiqja xhaketën, por u fiksuat ju. Shumë faleminderit.

Mirë se na erdhe kapedan. Mirë se na erdhe me këmbë të mbarë dhe me ndryshim të madh…
Me ndryshim të madh.

U urojmë shëndet. Po të gëzoni ju shëndet, do gëzojë e gjithë demokracia shëndet të plotë. Kemi besim shumë të madh tek ti.
Faleminderit prej jush. U jam shumë mirënjohës, 11 do të jetë dita jonë, do të jetë ndarja nga e keqja e madhe që i ka rënë këtij vendi. Dhe një fillim tjetri i ri i madh.

Ishalla me një të ardhme më të mirë për rininë… po ta dhuroj edhe një shall. Me fitore… Doktori kryeministër për të gjithë rininë shqiptare…
Të jesh i sigurt që do bëj gjithçka që ata ëndrrën e tyre ta ndërtojnë në këtë vend. Se Shqipëria bëhet vetëm kur ju të ndërtoni ëndrrën tuaj këtu. Kur ju të ndërtoni ëndrrën tuaj, kur ëndrra juaj të bëhet realitet.

Doktor, suksese, një nga shitëset nuk arriti dot të takojë, por ta ka bërë dhuratë…

Aaaa, simboli i mençurisë. E çmendi Edi Ramën. E çmendi! Shumë faleminderit.

Tani e kam me këta njishat. Se jemi të gjithë njisha. Tani, jemi të gjithë njisha. Njisha të gjithë… Bravo, bravo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...