Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e përgjakshme në Lundër, ku 4 persona u plahosën me armë zjarri.
Mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë njëri 11 vjeç e tjetri 17 vjeç.
Të plagosurit janë Arenc Stafa 34 vjeç, M. Demiri, 17 vjeç, D. Demiri 11 vjeç, K. Mullai 19 vjeç.
Dy adoleshentët Demiri janë fëmijët e nkë biznesmeni në fushën e sigurisë.
“Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia e Tiranës.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












