Berisha: Luksi i qeveritarëve, kontot bankare, vilat dhe hotelet do t’i konfiskohen

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se do të godasë luksin qeveritarëve kur të vijë në pushtet. Kontot e tyre bankare, kudo që të jenë, vilat dhe hotelet kudo t’i kenë, do t’i konfiskohen, tha ai gjatë një takimë me qytetarë të Beratit.

“Ne do pastrojmë shtëpinë tonë.
Do pastrojmë shtëpinë tonë, së pari për të siguruar jetën, pronën, veprimtarinë e çdo qytetari. Edhe këtu, nga Berati, dua t’u them kockave mafioze, ushtarë të së keqes së Edi Ramës që, si hije të zeza rendin për të frikësuar qytetarët. Mbi tokë, vend nuk do keni!
Në shpellat më të thella po të futeni, në galeritë më të thella, do t’u kapin dhe do t’u përplasim përpara ju dhe Edi Ramën, ju dhe Taulant Ballën, ju dhe të gjithë ata që ju ndërsejnë kundër qytetarëve!
Harrojeni ju, se ka në botë gjë më të fortë se ligji, më të fortë se qytetari. Ndaj dhe, dijeni mirë, secili prej jush që do të implikohet me instimidim për qytetarët në zgjedhje, do të shpallet organizatë terroriste, do të trajtohet si organziatë terroriste, me të gjithë forcën e ligjit.
Miq, pastrimi i shtëpisë kërkon që edhe ky luks verbues, i këtyre ministreshave dhe ministrave, që dalin në shesh si të jenë sulltanesha të Zululandit. Me xhingla, me mingla, me aksesorë që kushtojnë dhjetëra e mijëra, në mos qindra euro. Të cilat me rrogat e tyre, nuk mund t’i shohin as në ëndërr, jo më t’i blejnë. Kontot e tyre bankare, kudo që të jenë, vilat dhe hotelet kudo t’i kenë, do t’i konfiskohen. Do vendosen përpara ligjit .
Shqipëria ëshë shtëpia e Zotit, dhe Zoti kërkon që shtëpia të pastrohet! “, deklaroi Berisha në Berat. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...